Fashion

Njihuni me 5 llojet e sandaleve që nuk do të dalin kurrë nga moda!

Sandalet klasike zënë një vend shumë të rëndësishëm në garderobën tonë verore. Pavarësisht nëse jemi minimalist apo maksimalist i madh në zemër, nuk mund të mohohet fuqia e kombinimit të një veshjeje me një këpucë të përjetshme. Natyrisht, mund të jetë e vështirë të zbulosh stilet më të mira, veçanërisht me tendencat konstante të ditëve të sotme.

Truku për t’u siguruar që nuk do të përfundoni duke u penduar për blerjen tuaj është të kërkoni silueta të qëndrueshme të bëra me mjeshtëri dhe që janë të një cilësie të lartë. Mund të themi se sugjerimin perfekt është sandalja Hermès Oran. Është një sandale ikonë që nuk ka munguar që nga krijimi i saj 25 vjet më parë. Po, logoja e njohur H është majft e përhapur, por fuqia e vërtetë e këpucëve vjen nga silueta e lehtë dhe mjaft komode nga dizajni i krijuar me mjeshtëri.

Sigurisht, Hermès nuk është marka e vetme që ofron sandale të përjetshme për t’i veshur vazhdimisht çdo verë. Në anën tjetër janë ato Birkenstocks me dy rripat që gjenden në sandalet Tkees. Janë disa marka që kanë zotëruar artin e këpucëve verore të përjetshme. Nëse jeni duke kërkuar për sandale klasike që nuk dalin kurrë nga moda, këtu do të gjeni më të mirat.

Sandale me platformë nga Balenciaga
170$

Sandale kamoshi të zbukuruara me rruaza Brunello Cucinelli
870$

Sandale me lidhëse Tory Burch Capri
298$

Sandale Hermès Oran
660$

Sandale prej pambuku Fussbett të Marni Fisherman
690$