Bota

Njihuni me 5 simptomat e variantit Delta

Përveç transmetueshmërisë së lartë, varianti Delta ndryshon nga variantet e tjera të koronavirusit edhe për sa i përket simptomave. Identifikimi i simptomave të reja që karakterizojnë llojin “Delta” bëhet nga klinicistët dhe studiuesit në kushte reale, domethënë kur pacientët e vaksinuar dhe të pavaksinuar kërkojnë ndihmë mjekësore.

Simptomat më të zakonshme të variantit “Delta” janë:
1-Rrjedhje hundësh
2-Kollë e vazhdueshme
3-Dhimbje e fytit
4-Dhimbje koke
5-Ethe

Më shumë se 90% e pacientëve me variantin Delta në Mbretërinë e Bashkuar kanë shfaqur simptoma si: dhimbja e koke, fyti, dhe ethe. Ndërsa anemia është një nga simptomat më të rralla dhe duhet të hetohet shkencërisht. Duhet të theksohet gjithashtu se humbja e shijes dhe nuhatjes janë disa nga simptomat e njëjta me variantin “Alpha”.

Vlen të përmendet se ashpërsia e simptomave për shkak të Delta varet si nga historia mjekësore individuale e pacientit ashtu edhe nëse ai ose ajo është vaksinuar kundër Covid-19. Sidoqoftë, tek individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak.