Lancio Music

Njihuni me albumin më të suksesshëm muzikor të vitit 2020!

Albumi i saj, një sukses i vërtetë. Më shumë se 1.2 milion kopje të albumit muzikor “Folklore” të artistes me famë botërore, Taylor Swift tashmë janë shitur. Ky album është më i suksesshmi i vitit që lamë pas.

Ky është albumi i 8 i këngëtares, i cili u vlerësua nga Rolling Stone si ai që bëri namin në 2020-ën. Swift theu një rekord të mbajtur gjatë nga këngëtarja Whitney Houston, duke qëndruar për 6 javë në vendin e parë të “Billboard 200”.

Ndërkaq, Taylor është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por së fundmi ka ndarë disa detaje për lidhjen me Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, “Folklore” dhe “Evermore”.

Së fundmi, në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Joe janë martuar dhe dyshimet u shtuan akoma dhe më shumë pasi familjarë të saj refuzuan të flisnin rreth këtyre thashethemeve. Ndërkohë, as artistja dhe as partneri i saj nuk kanë reaguar në lidhje me to.