Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Travel

Njihuni me atraksionin turistik dhe të çuditshëm që duhet vizituar patjetër!

Një atraksion turistik që ia vlen me patjetër të vizitohet është kisha e mahnitshme italiane e ndërtuar në anë të një mali në 2.500 metra lartësi, duket pothuajse sikur është e pezulluar në ajër. Kjo kishë e magjishme italiane është e ndërtuar në anën e një shkëmbi. E quajtur ‘Santuario Madonna della Corona’ ose Shenjtërorja e Zonjës së Kurorës, është ndërtuar në një cep të hollë shkëmbi në malin Baldo mbi luginën e lumit Adige, pranë Liqenit Garda.

It is a popular place for pilgrims who are drawn to the church by its stunning views and the art it has on display

Ky është një vend i popullarizuar për pelegrinët dhe turistët e shumtë të cilët tërhiqen nga pamjet e saj mahnitëse, skulpturat dhe historitë e saj shumë domethënëse. Historia e Santuario Madonna della Corona daton mbi 1.000 vjet, fillimisht ishte një vend ku murgjit udhëtonin që të gjenin qetësi dhe heshtje për të menduar.

Sipas faqes së internetit të kishës, nga gjysma e dytë e shekullit të 13-të, në atë vend kishte një manastir me një kishëz kushtuar Shën Marisë së Montebaldo. Por vetëm në vitin 1530 u përurua struktura më e hershme e kishës ekzistuese, megjithëse adhuruesve dhe të gjithë të apasionuarve pas saj iu duhet të përshkruajnë një rrugë të vogël përmes një kalim të vogël buzë shkëmbit për ta arritur aty. Edhe pse tani vonë është ndërtuar edhe ura përmes të cilës edhe kalimi bëhet më i shkurtër.

The church's current Gothic facade was added to the building in 1899. It has undergone many renovations and restorations

Në 1625 u ndërtua një kishë edhe më e madhe 13 metra mbi ndërtesën ekzistuese dhe në 1899 u shtua fasada aktuale gotike. Kompleksi i kishës mbijetoi në shekullin e 20-të dhe në vitet 1970 iu nënshtrua një restaurimi të plotë. Në vitin 1982, ajo u shpall një ‘bazilikë e vogël’ e Italisë dhe Papa Gjon Pali II e vizitoi atë në 1988.

Sot, pelegrinët mund të arrijnë në Santuario Madonna della Corona ose duke ndjekur një rrugë ecjeje dy-orëshe nga qyteti i Brentino ose ata mund të shkojnë me makinë në qytetin Spiazzi dhe të ecin në rrugën një kilometër drejt kishës. Rruga përmban 14 statuja bronzi që përfaqësojnë Stacionet e Kryqit. Ekziston edhe një autobus që shkon në kishë nga Spiazzi në të njëjtën rrugë. Faqja e internetit e kishës shpjegon gjithashtu se:

Ky vend është ideal për ata që duan të kombinojnë momentet e lutjes dhe paqen e brendshme me mundësitë për t’u çlodhur dhe shijuar heshtjen që natyra mund të ofrojë në këtë vend të mrekullueshëm.