Tech

Njihuni me autobusin dron që bart deri në 40 veta, gati në vitin 2024!

Teksa “Uber Elevate” planifikon të nisë një shërbim taksi ajror për deri në katër pasagjerë në vitin 2023, një kompani  në Nju Jork po planifikon diçka më të madhe, duke zhvilluar një autobus dron që mund të bartë deri në 40 persona.

Sipas mediave të huaja, Kompania “Kelekona” ka zbuluar planet për një teknologji me “ngritje dhe ulje gjigante elektrike vertikale” (eVTOL), për të transportuar njerëz midis qyteteve.  Linja e parë do të jetë Manhattan-Hamptons.

Ky fluturim do të zgjasë vetëm 30 minuta dhe do t’i kushtojë pasagjerëve vetëm 85 dollarë, një çmim sa një biletë treni.

Në këtë drejtim thuhet se firma po shikon vitin 2024 si vitin për fluturimet e saj të para të pasagjerëve dhe planifikon të zgjerohet në rajone të ndryshme menjëherë pas kësaj, duke përfshirë edhe udhëtime nga Londra në Paris dhe Los Anxhelos për në San Francisko.

Themeluesi “Braeden Kelekona” tha për Digital Trends se konkurrenti kryesor i kompanisë është transporti publik.