Music

Njihuni me DeeJay më të re të TAR, Dj Ankloe

Kloi Vladi e njohur me emrin e artit Dj Ankloe është vajza më e re e cila sapo i është bashkuar stafit të Top Albania Radio-s. Ajo është vetëm 16-vjeçe dhe prej 2 vitesh ushtron profesionin e DJ një pasion i madh i saji.

Ankloe ka lindur në Tiranë në vitin 2005 ku gjithashtu ndjek studimet në gjimnaz paralelisht me punën e saj në radio si dhe nëpër klube të ndryshme të Kryeqytetit. Edhe pse muajt e fundit nuk ka luajtur shumë për shkak të pandemisë së COVID-19, ajo vazhdon të bëjë miksime të vogla dhe përpunime të këngëve të ndryshme komerciale e jo vetëm.

Muzika ka qënë një pjesë e pandashme e saj dhe për herë të parë ka luajtur si Dj në moshën 14-vjeçare ku kuptoi se ky është një profesion që jo vetëm mund ta bëjë të njohur në Shqipëri e jashte kufijve por është gjithashtu një profesion që kurrsesi nuk mund ta ndajë atë muzika. Si DJ rezidente e Top Albania Radio-s, me Kloin do të mund të njiheni edhe më shumë në vazhdim, me punën dhe projektet në të cilat TAR do ta përfshijë e pse jo të zbulojë dhe një talent të ri.