Botë e Çuditshme

Njihuni me kartëmonedhën më të madhe e më të vogël të botës!

Kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë është kartëmonedha filipinase me vlerë 100.000 peso.

Ajo është më e madhe se një faqe A4 (356×216 mm) dhe u emetua në vitin 1998 për të përkujtuar 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Filipineve.

Kjo kartëmonedhë ishte në shitje vetëm për koleksionistët, me një çmim prej 180.000 pesos ose rreth 3.700 dollarë amerikanë.

E shtypur në Gjermani, kartëmonedha përmban 21 elemente sigurie, përfshirë edhe një hologramë.

Kartëmonedha më e vogël:

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në Marok mungesat e metaleve çuan në një situatë ku nuk kishte materiale në dispozicion për vendin për të prerë monedha. Si rezultat, Maroku filloi një lëshim urgjent të kartëmonedhave të kartonit në madhësi miniature, për të adresuar mungesën e monedhës që po e çonte ekonominë në kolaps.

Kartëmonedhat e vogla u lëshuan në vlerë prej 50 cent, 1 frangë dhe 2 franga, me kartmonedhën e vogël   vetëm 31 mm lartësi dhe 42 mm në gjerësi. Sot, Maroku ka krijuar një sistem monetar shumë më tipik dhe më të qëndrueshëm me kartëmonedha të përmasave normale, por kartëmonedhat e vogla të vitit 1944 mbeten pasuri e koleksionistëve të botës.