Teksa e gjithë bota po përballet me koronavirusin, ky është vendi ku nuk lejohet në mënyrë apsolute të flitet rreth virusit. Bëhet fjalë për një lokal në periferi të Romës. Mbi banak është shkruar një mesazh mjaft i qartë: “Të gjitha bisedat mbi virusin, izolimin apo virologjinë janë të ndaluara.”
Sipas menaxheres së barit, Cristina Mattioli qëllimi i kësaj nisme është shkëputja e klientëve nga pandemia globale vetëm për pak kohë teksa konsumojnë kafe. Stafi i lokali e ka marrë këtë vendim për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga pandemia. Ide fantastike apo jo?!

