Auto & Moto

Njihuni me makinën më të re nga Maserati!

Marka e njohur e makinave luksoze Maserati është gati për të sjellë gjëra të reja. Kur themi gjërat të reja normalisht që nënkuptohet risia që mund të vijë tek makinat e saj. Ende nuk dihet se sa fuqi do të ketë motori me tre litra Nettuno V6 i Maserati në mjedisin e GranTurismo të ri. Në prag të premierës zyrtare, papritur kanë mbërritur fotot nga Maserati ku mund të shihni se si duket edicioni i fundit i modelit Coupé GranTurismo, i cili do të fuqizohet nga një motor me djegie të brendshme.

Dihet se makina do të fuqizohet nga motori V6 biturbo Nettuno që Maserati zhvilloi për MC20 super sportiv dyvendësh, por ende nuk dihet se sa fuqi do të ketë motori në trupin më pak agresiv GT që Maserati do të ofrojë së shpejti në versionin “e hapur” të Gran Cabrio. Kujtojmë, Nettuno me tre litra në modelin MC20 zhvillon 630 kuaj fuqi dhe 730 Nm çift rrotullues maksimal. Në Maserati, ajo u ul në 530 HP dhe 620 Nm për promovimin e Grecale SUV, kështu që potenciali në versionet GT pritet të jetë diku në mes.

Së bashku me qasjen evolucionare gjatë dizajnimit të GranTurismo-s së re, ndoshta lajmi më domethënës është se në krye të gamës GranTurismo do të jetë një version elektrik i Folgora, tre motorët elektrikë të të cilit prodhojnë 1200 HP, që mjafton për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h në 2.6 sekonda dhe më shumë se 320 km/h.

GranTurismo i ri duhet të dalë në shitje vitin e ardhshëm. U njoftua më parë se Maserati do të ofrojë çdo model me një kombinim të fuqive konvencionale dhe elektrike deri në mes të dekadës, me Ghibli që do të dalë në ‘pension’ në 2024.