Auto & Moto Food & Drink

Njihuni me makinën prej torte, më e shpejta në botë!

Ushqimi është art dhe kënaqësia më e madhe në jetë për shumë prej nesh. E dini që së fundmi edhe një makinë mund të konsumohet?! Dhe nuk nënkuptojmë një tortë në formën e një makine, por një makinë të ngrënshme në të cilën mund të ulesh dhe ta ngasësh për pak kohë.

Sigurisht, një makinë e tillë nuk ka asnjë motor me djegie të brendshme. Makina gati 300 kg u përgatit nga 9 shefa kuzhine për 9 orë të plota. Ekipi drejtohej nga Mike Elder nga “The Black Sheep Custom Cakes”, i cili konkurroi në një automjet, ndërsa në një tjetër, një kopje e një makine të vitit 1991, piloti i famshëm amerikan, Michael Andretti.

Makina që po ngiste Andretti përfundimisht fitoi. Ai eci me një shpejtësi prej 27.5 km/orë dhe e përshkoi pak më shumë se 108 metra, sa për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Më vonë makina u pre dhe iu dhurua një organizate lokale që kujdeset për të pastrehët.