Auto & Moto Tech

Njihuni me makinën që mban kurorën si më e fuqishmja në botë!

Kompania prestigjioze “Lotus” ka konfirmuar specifikat e fundit të hiper-makinës së saj Evija, dhe shifrat tregojnë një raport shumë më të mirë se sa kishte pretenduar në fillim. Fuqia totale e makinës është 2,011 kuaj fuqi, e cila është pothuajse mbi 100 kuaj fuqi më shumë se makina Rimac Nevera. “Lotus Evija” ka fuqi rrotulluese prej 1,703 njuton metër e cila do të thotë që ka 600 njuton metër më pak se Rimac ose Pininfarina Battista.

Veç kësaj, Evija arrin shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh në më pak se 3 sekonda, ndërsa shpejtësinë deri në 300kMh e arrin në më pak se 9 sekonda. Evija ka një peshë prej 1,886 kilogramë, një peshë kjo që është ngritur kryesisht për shkak të paketës së baterisë prej 93kWh pasi që pjesa tjetër e makinës është e ndërtuar nga fibrat e karbonit dhe rrotat janë bërë nga magnezi në përpjekje për të kursyer më shumë peshë.

Evija arrin rrezen e 400 kilometrave me një mbushje, e cila mund të thuhet se është në rregull, duke konsideruar se karikimi merr më pak se 20 minuta nëse ju mund ta gjeni një mbushës DC me 350kW. Lotus i hoqi “mbështjellëset” e Evija në një event privat në zyrat e saj qendrore në Hethel të Mbretërisë së Bashkuar. Makina e prezantuar ishte Evija Fittipaldi, edicion special që përkujton pesë fitoret e Emerson Fittipaldi në sezonin e 1972 të Formula 1-shit, të cilat i arriti prapa timonit të Lotus Type 72. Do të prodhohen vetëm 8 njësi të Evija Fittipaldi, ndërsa në total do të prodhohen 130 njësi të Lotus Evija, me porositë që pritet të fillojnë vitin tjetër.