Celebrities Tech

Njihuni me njeriun më të paguar nga “YouTube” për vitin 2020!

Ryan Kaji, nga Teksasi kryeson në listën e personave më të paguar të ‘YouTube’ për vitin 2020, sipas një liste të publikuar nga Forbes. 9-vjeçari ka arritur të fitojë plot 29.5 milion dollarë këtë vit. Kanali i tij në ‘YouTube’, i quajtur ‘Ryan World’ ka rreth 41.7 milion subscribers. “Forbes” shkruan:

Ai është i famshëm për të ashtuquajturat video unboxing, në të cilat bën rivew për lodra të ndryshme. I vogli ka një linjë me lodra, çanta shpine, pastë dhëmbësh, etj- në Target, Amazon dhe Walmart nga të cilat fitoi 200 milion dollarë vitin e fundit.

Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, çpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia.