Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit për fillimin e muajit tetor!

Moti në vendin tonë për këtë fundjavë dhe fillim tetori do të jetë me shira të vazhdueshme, por me temperatura të larta.

Sinoptikania e Metoalb, Lajda Porja tha për “Top Channel” se mbrëmjen e sotme në veri dhe disa zona qëndrore do të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.

Dita e shtunë do të jetë më vranësira dhe reshje shiu në zonat veriore e qëndrore, që në orët e para të mëngjesit.

Sipas Metoalb gjatë paradites dhe mbrëmjes i gjithë territori do të përjetojë rrebeshe shiu, ndërsa jugu do të jetë me stuhi ere.

Ditën e dielë pritet që të ketë pakësim të reshjeve, të cilat do të izolohen në zonat malore.

Fundjava do të ketë temperatura deri në 28 gradë dhe javën e ardhshme pritet të ketë ditë me diell.