Botë e Çuditshme

Njihuni me Peggy, qenushja më e shëmtuar në Britani!

Një qenushe në Britani ka fituar çmimin si më e shëmtuara. 4-vjeçarja e quajtur Peggy, që besohet të jetë e racës pug mori çmimin si kafsha më e shëmtuar ku garoi kundër 7 qenushëve të tjerë. Pronarja, Holly Middleton, 36-vjeçe, nga Leven, e përshkroi Peggy si të shkëlqyer në çdo mënyrë.

Ajo është shumë më e butë, mban erë shumë më të mirë. Flokët e saj janë më të butë. Unë mendoj se ajo është shumë e lezetshme në mënyrën e saj.

Pronarja tha se nuk ofendohej nga njerëzit që i referoheshin kafshës së saj si “të shëmtuar” dhe e përshkroi pamjen e saj të veçantë. Ajo thotë se Peggy është e bukur si brenda ashtu edhe jashtë. Middleton tha se ajo e adoptoi Peggy në fund të vitit 2018, kur ajo ishte qenushja e fundit e mbetur në një strehë.

Ne e dashuruam atë në momentin e parë që pamë sytë e saj të mëdhenj kafe, një tufë qimesh të bardha në kokë dhe me gjuhën e saj jashtë nga njëra anë. Më erdhi keq për të, ishte ulur atje pa qime dhe me gjuhën e saj jashtë.

Rikujtojmë, se një qen në Portugali i quajtur Bobi, është shpallur qeni më i vjetër në botë. Ky qen, që jeton në një fermë në Leira, është 30 vjeç e 267 ditë. Rekordi i tij u zyrtarizua më 1 shkurt. Pavarësisht moshës, qeni është ende i shëndetshëm për të luajtur me 4 macet e familjes.