Botë e Çuditshme

Njihuni me policin më të vjetër në SHBA!

Prej 56 vitesh, oficeri Smith mban me krenari uniformën e policisë. Ai është 91-vjeç dhe ende vazhdon të shërbejë në Arkansas dhe është një prej policëve më të vjetër në SHBA.

Ai thotë se i do njerëzit dhe dëshiron që t’i ndihmojë. Banorët e këtij qyteti thonë se ai njeh këdo në qytet dhe çdo polici të ri mundohet t’i japë një mesazh.

Në maj ai mbush 92-vjeç, por uniformën e policit nuk e heq nga trupi. Në një deklaratë për “BBC” tha se:

Ndiej sikur po jetoj më gjatë kur punoj.

foto galeri