Design

Njihuni me shtëpizën më unike që keni parë ndonjëherë!

Kompania suedeze “IKEA” ka projektuar shtëpizën fantastike në rrotë e cila ka ndikim minimal në ambjentin natyror. Shtëpiza është e pajisur me panele solare, tualetin, bojlerin ngrohës për pavarësi dhe funksionim të plotë jashtë rrjetit.

Shtëpitë tona janë vendi ku ne ndajmë kohë me miqtë tanë, familjen dhe njeriun e zemrës. Kërkimet tregojnë se “73% e njerëzve që janë të kënaqur me shtëpinë e tyre janë gjithashtu të lumtur në përgjithësi”.

Ndoshta nuk e dini këtë, por mënyra se si rregulloni artikujt në banjën tuaj mund të tregojë shumë fakte për veten dhe personalitetin tuaj.

Disenjatori i IKEA-s, Abbey Stark, ka theksuar që multifunksionaliteti i mobiljeve ka rëndësi vendimtare në hapësira të vogla.

Në zemër të shtëpisë është e vendosur tavolina e cila funksionon si vend pune dhe hapësirë për ngrënie, me sirtarë praktikë për vendosje, por mund të paloset kur nuk përdoret.

Ndërkaq, Stark tha se:

Kam dashur të krijoj hapësirë e cila bazohet në dizajnin skandinav me paletën neutrale të ngjyrës së bardhë dhe ngjyrës së zezë dhe me shumë dru shkëlqyes.

Kuzhina është e pajisur me pllakën bartëse induktive e cila lehtë mund të paloset kur nuk përdoret. Banja gjendet në kuzhinë dhe nga ana tjetër e hapësirës është kabina e dushit.

Nëse jeni mërzitur nga ndërtesat e rregullta, lineare të qytetit tuaj, atëherë duhet patjetër të shikoni këto krijime mahnitëse arkitektonike.