Food & Drink

Njihuni me simbolin e Francës që së shpejti futet në UNESCO!

Bageta (baguette-frëngjisht), buka prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës së thesareve kulturore të UNESCO-s. Bukëpjekësit francezë thonë se kjo bukë tradicionale ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze.

Megjithatë, në ditët e sotme, ajo po shtyhet gjithnjë e më shumë nga raftet e dyqaneve, madje edhe në Francë, nga bukët e ngrira të bëra në linjat gjigante të montimit. Mickael Reydellet, pronar i 8 furrave të bukës tha se:

Nuk ka as edhe një sekret për të bërë një baguette të mirë tradicionale. Ajo kërkon kohë, pak zanat, mënyrën e duhur të pjekjes dhe miell të mirë pa përbërës të shtuar.

Konfederata e Bukëpjekësve francezë ka paraqitur kërkesën e saj për t’a përfshirë atë si një thesar të Francës. Një dekret i qeverisë franceze i vitit 1993 tregon se bagueta tradicionale nuk duhet të bëhet nga asgjë tjetër përveç katër përbërësve klasikë. Fermentimi i brumit duhet të zgjasë 15 deri në 20 orë në një temperaturë ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.

Furrat e bukës në përgjithsësi janë goditur shumë nga kufizimet e COVID-19 gjatë vitit të kaluar. Para pandemisë shiteshin rreth 6 milion bagueta çdo ditë në Francë. Konsumi i saj nuk është më si dikur pasi njerëzit tanimë po zgjedhin alternativa të tjera.

Image result for baguette