Lifestyle Travel

Njihuni me stjuardesën më të vjetër në botë!

Bette Nash është një stjuardesë 86-vjeçare, e cila ka 65 vite që i shërben pasagjerëve në avionë. Gruaja nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mban rekordin Guinness si stjuardesa më jetëgjatë në histori. Për CNN, ajo shprehet:

Doja të isha stjuardesë që herën e parë që hipa në një avion. Isha 16 vjeçe dhe u mahnita kur pashë stjuardesën që kaloi pranë meje. Ishte momenti kur i thashë vetes se ajo ishte puna që duhej të bëja.

Bette Nash e nisi karrierën në vitin 1957, kur ishte 21 vjeçe. Atëherë, biletat e avionit kushtonin 12 dollarë dhe nuk kishte nevojë të rezervoje paraprakisht fluturimin. Nash shprehet se:

Ikën ditët kur i shkruanim me shkrim dore biletat dhe përdornim shkumës dhe dërrasa të zeza.

86-vjeçarja thekson se i pëlqen shumë të bëjë të njëjtën rrugë, pasi kështu njihet me pasagjerët:

Dua t’i njoh klientët dhe të bësh të njëjtën rrugë, të ndihmon që të rastisësh shpesh me të njëjtët njerëz.

Gjithashtu, Bette nuk ka ndërmend që të dalë në pension së shpejti:

Ndonjëherë e mendoj që të tërhiqem, por sa herë që vij në punë, ndërroj mendje.

Kur bëhet fjalë për avionët dhe linjën ajrore, e dimë se po flasim gjithashtu edhe për shumë rregulla dhe kufizime. Këtë gjë e tregon puna e një stjuardese, e cila duhet të zbatojë disa rregulla, të cilat ne mund të na duken jo normale. Sigurisht që kjo nuk është një punë normale 8 orarëshe, por ka përfitimet e veta.

Madje, dhe një pasagjereje iu ndalua të hipte në fluturimin e saj të “Virgin Australia” pasi piloti nuk i pëlqente njerëzit që tregonin lëkurën e trupit. Për të gjithë ju që e keni menduar si një mundësi punësimi pozicionin e stjuardesës, duhet me patjetër të njiheni me veprimet të cilat i keni të ndaluara të kryeni gjatë punës.