Lancio Music

Njihuni me sukseset e albumit “Future Nostalgia” të Dua Lipës!

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Albumi i ri i Dua Lipa-s arrin një sukses të jashtëzakonshëm. Ky vit i vështirë, si për shumë të tjerë, edhe për këngëtaren me origjinë shqiptare, nuk shkoi siç e kishte planifikuar. Megjithatë, pavarësisht faktit se nuk mbajti koncerte, “Future Nostalgia” rezultoi shumë i suksesshëm. Njihuni me statistikat që e vërtetojnë këtë.

Shumë prej mediumeve më prestigjioze në botë, e kanë listuar albumin e këngëtares shqiptare, si më të mirin për këtë vit. Së fundmi, ishte edhe vet Dua ajo e cila publikoi një listë, në të cilën numërohen sukseset e “Future Nostalgia”.

Në këtë listë, tregohet se “The Guardian”, e renditi “Future Nostalgia”, të dytin në mesin e 50 albumeve më të mira të vitit. “The Times”, e vlerësoi atë si albumin më të mirë të vitit 2020, ndërsa “Evening Standard” e zgjodhi albumin më të mirë të Londrës, për 2020. Lista pasohet nga BBC, NME, e shumë mediume e blogje të tjera të njohura.