Celebrities Gossip Showbiz

Njihuni me të ftuarit e episodit të rradhës në “Më lër të flas”!

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.

Në këtë episod të emisionit, vetëm pak më parë me anë të një promoje, vëllezërit Veshaj kanë zbuluar të ftuarit e rinj të kësaj jave. Këtë të premte do të jenë dy të ftuar, që do të vijnë me shumë të qeshura dhe me rrëfime ekskluzive dhe do të jetë pikërisht moderatorja e njohur Ori Nebiaj dhe reperi i njohur Capital T.

 

Episodin e kaluar në “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj kishin dy të ftuar specialë dhe intervista që nuk duhen humbur. E ftuar në pjesën e parë të emisionit, ishte Sara Hoxha, në një nga intervistat e saj të rralla, për të na zbuluar më tepër se si po e përjeton ajo këtë periudhë të rëndësishme e kaq të veçantë të jetës së saj dhe jo vetëm. Ajo na zbuloi më shumë rreth këtij momenti kyç në jetën e saj, teksa është në pritje të ëmbël.

Ndërsa në pjesën e dytë te emisionit ishte Arbër Hajdari, i cili na foli më tepër për fëmijërinë e tij, angazhimin në “Fundjavë Ndryshe”, historitë që e kanë prekur më shumë aty, e shumë të tjera.