Gossip Sport

Njihuni me trajnerin më stil deri më tani në “Euro 2020”!

Italia e mbylli fazën e grupeve me fitoren 1-0 ndaj Uellsit, duke përfunduar në krye të Grupit A me nëntë pikë. Azzurët gjatë tre ndeshjeve të zhvilluara nuk pranuan asnjë gol dhe shënuan shtatë, duke përfunduar me sukses këtë fazë.

Por, gjatë takimit me Uellsin, Roberto Mancini kishte kohë të dhuronte edhe spektakël. Strategu i Italisë për një moment pa që topi po shkonte në ajër në drejtim të tij, derisa e ndaloi atë me thembër.

Edhe pse në moshë, italiani tregoi se ai nuk e ka problem dhe se klasi i tij nuk ka humbur nga koha kur ishte lojtar.

https://twitter.com/OptusSport/status/1406652402799841282?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1406652402799841282%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Froberto-mancini-e-deshmon-se-eshte-trajneri-stil-deri-tani-ne-euro-2020-derisa-stopi-topin-ne-menyre-fenomenale%2F

Rikujtojmë, se Kampionati europian i futbollit ‘Euro 2020’ nuk tërheq vëmendjen vetëm me ndeshjet në fushë por edhe tifozet bukuroshe në stadiume. Një vajzë ruse ka tërhequr vëmendjen e komentatorit arab gjatë ndeshjes së djeshme Rusi-Finlandë.

Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifozë bukuroshe ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë dhe sapo e pa vajzën e fokusuar nga kamerat.