Tech

Njihuni me “trenin e së ardhmes”!

Një tren që mund të udhëtojë me shpejtësi prej 1000 km/h? Ky është projekti ambicioz i kompanisë spanjolle Zeleros, e cila ka prezantuar “trenin e së ardhmes”. Themelues dhe drejtor i kompanisë, David Pistoni thotë se bëhet fjalë për një mjet transporti totalisht elektrik dhe se ky tren do të ketë zero ndotje për ambientin.

Pistoni deklaroi se:

Avancimet e mëdha teknologjike të viteve të fundit kanë lejuar që të bëhet realitet një projekt për të cilin ka 200 vite që flitet.

Rikujtojmë, se në vitin 2025 pritet të fillojë puna për hotelin e parë hapësinor në orbitë. Hoteli do të jetë i pajisur me restorante, një kinema, dhoma për 400 persona si dhe tualete. I zhvilluar nga Orbital Assembly Corporation (OAC), Stacioni Voyager mund të jetë operacional që në 2027, me infrastrukturën e ndërtuar në orbitë rreth Tokës.