Food & Drink Health & Beauty

Njihuni me ushqimin që ndikon në zgjuarsinë e foshnjës!

Shtatëzënia është padyshim një ndër periudhat më të bukura të një femre. Nëse nuk e dinit, studiuesit kanë gjetur një gjë që mund të ndikojë në shtatzëni. Pas ardhjes së një fëmije në jetë, netët gjatë shtatzënisë duken po aq të gjata sa ato pas. Mes problemeve rutinë si pagjumësia, të përzierat dhe idesë që një krijesë e jotja është rrugës, gratë e gjejnë veten në sfidë me gjumin.

Megjithatë, veç emocioneve për pritjen e ëmbël, kjo periudhë shoqërohet edhe me shumë stres dhe frikë për detajet e panjohura. Ndaj, ne kemi listuar disa këshilla për një shtatëzëni të shëndetshme. Ekzistojnë me qindra teori se çfarë duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë që fëmija juaj të bëhet sa më i zgjuar.

Një studim i ri ka treguar se frutat mund të jenë çelësi kyç i zgjuarsisë. Studiuesit grumbulluan të dhënat e 688 fëmijëve dhe si rezultat nënat që kishin konsumuar fruta çdo ditë lindnin fëmijë me koeficient njohës më të lartë dhe që dallohej që në vitin e parë të jetës.

Deri tani peshku është konsideruar si një ushqim që ndihmon në zhvillimin e inteligjencës dhe memories së fëmijës. Dr.Piush Mandhane, një profesor i pediatrisë në Universitetin e Albertës, është shprehur se ka një lidhje të ngushtë mes konsumit të frutave nga ana e nënave dhe inteligjencës, edhe pse kjo ende nuk konsiderohet si një fakt absolut.

Ne nuk duam që gratë shtatzëna sapo të dëgjojnë këtë lajm të fillojnë të konsumojnë frutat në sasi të mëdha pasi ende nuk dihen efektet anësore të një veprimi të tillë. Nga kjo kuptojmë se në një farë mënyre nënat shtatzëna duhet të bëjnë pjesë të vaktit të tyre këto produkte qoftë edhe nëpërmjet lëngjeve.