Food & Drink

Njihuni me vetitë fantastike të këtyre çajrave bimorë!

Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara. Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. Ja disa nga çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun. Këto çajra funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

Çaji i Nenexhikut

Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku. Një studim i Universitetit të Merilandit, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat. Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

Çaji i zakonshëm i nenexhikut - Ilaç universal i gjyshes që vërtet është i fuqishëm! - Telegrafi
Çaji i Farave Të Koprës

Farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen. Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

4 çajra bimorë që duhet të përdorni për tretjen dhe dhimbjet e stomakut - Top Channel
Çaji i Xhenxhefilit

Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut. Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon. Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

Çaji i xhenxhefilit, pija që duhet ta pini pas çdo vakti nëse keni fryrje barku | Mjeksia Islame
Çaji Jeshil

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin. Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.