Botë e Çuditshme Lifestyle

Njihuni me zbulimin fantastik që ndryshoi historinë e Tokës!

Një zbulim që mund të ndryshojë historinë, ose mirë t’i japë asaj një dimension të prekshëm ka ndodhur së fundmi. Flitet vetëm për disa kokrriza, më së shumti të mbrojtura nga kalimi i kohës nga vetitë e qelibarit, që ka ndalur kohën duke mbushur me emocion paleontologët dhe gjeologët amerikanë.

Copëza materiali që nuk vijnë nga Toka, por nga hapësira nga ku me shumë mundësi, rreth 66 milionë vite më parë, nga një meteorit gjigant që goditi planetin tonë duke shkaktuar një kataklizmi që zhduku përgjithmonë dinozaurët si dhe shumë specie të tjera dhe ndoshta duke mundësuar në mënyrë indirekte dominimin e mëvonshëm të njerëzimit.

Vendndodhja e këtij zbulimi është në të ashtuquajturin Hell Creek, Përroin e Ferrit, në Dakotën e Veriut, aty ku sipas shkencëtarëve goditja e meteoritit ka prodhuar pikërisht në atë vend një dinamikë të tillë që ka varrosur çdo gjë që ndodhej para impaktit pa e shkatërruar nga nxehtësia e padurueshme që asgjësoi pothuajse gjithçka, duke shndërruar atë vend që dikur ishte një pyll i dendur ne një zonë pothuajse pa vegjetacion.

Janë gjendur qindra peshq, një breshkë e përshkuar nga një hua, pjesë e këmbës së një dinozauri, ndërkohë që gjithçka tjetër nga trupi është zhdukur përgjithmonë. Analiza të mëtejshme po kryhen për të pohuar me të dhëna solide hipotezën e prejardhjes nga meteoriti që ndryshoi historinë e planetit, por të dhënat janë që tani inkurajuese. Si kuriozitet, përshembull, sipas hulumtuesve kataklizmi i 66 milionë viteve më parë nga ndodhur në pranverë.