Horoskopi Lifestyle

Njihuni me ‘zemërthyesit’ e zodiakut…

Disa shenja janë më të ndjeshme dhe të tjera nuk kanë ndonjë ndjeshmëri të veçantë, aq më tepër në fushën emocionale të dashurisë. Nijuni me shenja e zodiakut të cilat të thyejnë zemrat dhe nuk u interesojnë vërtet pasojat që lënë…

1. Shigjetari

Do t’ju thyejë zemrën por të paktën do të jetë i sinqertë. Shigjetari më mirë do t’ju thotë se nuk ndihet si dikur për ju sesa t’ju gënjejë. Nëse Shigjetari mendon se nuk mund ta duroni ndershmërinë e tij të hapur, ai mund të zemërohet dhe të bëhet edhe më i rreptë në fjalët e tij.

2. Ujori

Ujori ka një të metë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe kjo është të qenit i paparashikueshëm. Një ditë ai mund t’ju thotë se është marrëzisht i dashuruar dhe të nesërmen do të largohet nga ju përgjithmonë pa dhënë shumë shpjegime.

3. Binjakët

Binjakët nuk mund të lidhen lehtë dhe thellë në një marrëdhënie. Ata do t’i japin një shans lidhjes së tyre, por vetëm nëse mendojnë se ia vlen vërtet. Në raste të tjera ata thjesht ngrihen dhe largohen duke përdorur justifikime.

4. Peshqit

Peshqit janë një nga shenjat më emocionale dhe ndien për marrëdhëniet që krijon. Mirëpo, nëse e kupton se personi që ka përballë nuk ndihet ashtu siç ndihet ai, do të ngrihet dhe do të largohet dhe nuk do të japë llogari.

5. Luani

Luani do të hyjë në një lidhje vetëm nëse do të ndjejë se personi që do të ketë pranë është një pasqyrë e vetvetes së tyre. Çfarë nuk do të zgjasë? Ndaloni së llastuari veten. Nëse e bëni këtë, ai do të largohet përgjithmonë dhe në mënyrë të pakthyeshme, edhe nëse kjo arsye konsiderohet fëminore për shumë njerëz.