Celebrities Gossip Showbiz

Noah Cyrus rrëfehet për varësinë e saj ndaj substancave narkotike!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Noah Cyrus ka folur për abuzimin e saj me substancat narkotike. Cyrus publikoi këngën e saj të dytë “Mr.Percocet” me një video muzikore shoqëruese nga albumi i saj i ardhshëm debutues ‘The Hardest Part’, i vendosur për publikim në korrik. Këngëtarja e “Jully” në një deklaratë tha se:

Kjo këngë është shkruar për përvojën time personale me konfuzionin dhe pasiguritë që lindin në një marrëdhënie kur përfshihet abuzimi me substancat. Kjo shkakton ndryshime të sjelljes, sa që mund të humbisni veten dhe kë keni rënë në dashuri.

“Mr.Percocet” pason publikimin e saj të parë “I Burned LA Down”, i cili u frymëzua nga fundi i një marrëdhënieje dhe kërcënimi i afërt i ndryshimeve klimatike.

Duke jetuar në Kaliforni, ju jeni vazhdimisht duke jetuar me këtë frikë të sezonit të zjarreve. Në atë kohë, unë po dëshpërohesha nga ndarja ime dhe zjarri i Caldorit 2021 po dominonte lajmet. E gjithë kjo dhimbje e brendshme emocionale që po ndjeja ishte e ndërthurur me ankthin rreth këtij zjarri jashtë kontrollit dhe ndryshimit të klimës në përgjithësi.

‘The Hardest Part’ do të shënojë projektin e parë të plotë të Cyrus që nga debutimi në 2016 me këngën e saj “Make Me (Cry)” me Labrinth. Pas publikimit të albumit ‘The End of Everything’, i cili përfshinte një bashkëpunim me motrën e saj, Miley, muzikantja u nominua për artisten më të mirë të re në ‘Grammy Awards 2021’.