Film & Tv

“NOMADLAND”, një vështrim realist i ‘Ëndrrës Amerikane”

Frances McDormand, Fituesja e çmimit ‘Oscar’, merr rrugët në këtë portret intim dhe ekspansiv realizuar nga Chloé Zhao, të atyre që nuk kanë një “shtëpi”. Ralph Waldo Emerson shkruan:

“Njeriu do të gjejë një vend ku të qëndrojë, por shpresa vjen nga mungesa e atij vendi”.

Tensioni mes stabilitetit dhe të pa-qëndrueshmes, ngushëllimit iluzionar të shtëpisë dhe joshjes së vazhdueshme e të rrezikshme të rrugës janë shtylla kurrizore e “Nomadland” filmit të tretë të regjisores Zhao.

Bazuar në librin me të njëjtin titull të Jessica Bruder, personazhi kryesor Fern interpretohet nga McDormand dhe nis mbylljen e një fabrike në fund të 2010. Vejusha Fern merr rrugën me një furgon në të cilin jeton duke e patur atë për shtëpi dhe duke jetuar jetën pa asgjë që e lidh – tamam si endacake. Bruder rrëfen pa dorashka dhe me një ndjeshmëri të lartë thërrmimin e ëndrrës amerikane gjatë recensionit ekonomik, atëhere kur shumë njerëz të shtresës së mesme humbën punën, pensionin, shtëpitë, si rrjedhojë martesat duke punuar me orare të gjata në magazinat e amazonit, nëpër parqet kombëtare duke pastruar në kushte pune të ngjashme me ato të botë së tretë – duke e rritur kështu numrin e endacakëve.

Tranzicioni nga faqet e librit në film vjen jo aq i forcuar, sepse në thelb Zhao i ikën kritikës së shoqërisë dhe përqëndrohet në veçoritë praktike të jetës prej vagabondi, rezistenca, solidariteti, të mos paturit realisht asgjë – e çdo gjë që kjo e fundit sjell. Kimia mes McDormand dhe David Strathairn e bën filmin edhe më tërheqës, sidoqoftë filmi rrjedh ngadalë, si një ngërç – mbase edhe si jeta e Nomad-ëve.

I vetmi ‘konflikt’ është ai mes Fern dhe motrës së saj (Melissa Smith) e cila e ndihmon në një moment vështirësie me një nga skenat më të bukura të ‘NomadLand’ i cili të bën ta rimendosh Amerikën thellësisht.

Fotografimi i jetës së gurëve ‘jo të rëndë’ i ka dhënë filmit 6 kandidatura për ‘Oscar’-ët e këtij muaji duke përfshirë ‘Filmi më i mirë i vitit’, ‘Aktorja më e mirë Protagoniste’ dhe ‘Regjisorja më e mirë’. Po ashtu ai është një nga Fituesit e Golden Globes më herët këtë vit, si edhe i vlerësuar 94% në Rotten Tomatoes dhe 7.6/10 në IMBD.

‘NomadLand’ është duke u shfaqur prej datës 1 Prill në Cineplexx!