Celebrities Gossip Showbiz

Nora Istrefi feston ditëlindjen dhe urimin e parë publik e mori padyshim nga Era!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Ditën e sotme bukuroshja feston ditëlindjen e saj dhe padyshim që nuk mund të mungonte urimi i parë publik nga e motra e saj, Era. Artistja teksa ka ndarë me ndjekësit një moment nga festa e ditëlindjes ku ishin mbledhur të gjitha shoqet e tyre dhe Nora po frynte qirinjtë e tortës, krahas ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë!

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.

Projekti më i fundit muzikor i bukuroshes ishte ‘Amanet’, një këngë solo e cila u publikua vetëm tre ditë më parë dhe deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë pasi numëron afro 2 milion klikime në platformën YouTube.