Celebrities Gossip Showbiz

Nora Istrefi na zbulon një talent të sajin që nuk e dinim më parë!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka ndarë me ne disa ‘video’ në Instastory ku shfaqet duke luajtur në piano, një talent që në fakt Nora nuk na e kishte zbuluar më parë.

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Vetëm pak javë më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vijë me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. ‘Mama Mia’ është surpriza e tre artistëve që ka rezultuar një sukses i vërtetë.