Celebrities Gossip Showbiz

Nora Istrefi në klipin e ri duket thjesht ‘wow’!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish dhe jo vetëm me ‘look-un’ e saj, por edhe me këngën e saj më të fundit që ka vetëm pak javë që e ka publikuar dhe që kishim kaq shumë muaj që e prisnim që pas bashkëpunimit të saj super të suksesshëm veror me Melinda Ademin dhe Gjikon.

Megjithatë, nëse mendonit se do të na duhej të prisnim gjatë, e keni gabim. Duket se motrat Istrefi janë rikthyer më fuqishëm se kurrë. Pas ‘Më mungon’, bukuroshja do të vijë një tjetër surprizë. Me anë të një Instastory, teksa ka ripostuar një pjesë gjatë xhirimeve, duke treguar gjithashtu se projekti i saj i ardhshëm do të jetë me videoklip dhe do të vijë më shpejtë nga sa mendonim.

E pak më parë, bukuroshja na ka treguar se si do të duket në klipin e saj më të ri dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjen kurrë. Me një xhaketë pa mëngë të zezë, të brendshme në po të njëjtën ngjyrë dhe pantallona, Nora na i bëri ‘sytë zemra’.

Krahas postimi, artistja na zbuloi dhe një pjesëz nga teksti i këngës së re.

Ki me lyp me’m pa …. së shpejti!!

E pak ditë më parë Prive ka zbuluar se projekti më i ri i Norës do të jetë në fakt një bashkëpunim me grupin e mirënjohur NRG Band. Vetë bukuroshja nuk ka zbuluar ende asgjë, por burimet për median kosovare kanë treguar se është një informacion i sigurt.