Rajoni

Notis Sfakianakis: “Arma, miku im më i mirë”

Policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës, Këngëtari Notis Sfakianakis lirohet me kusht. Këngëtari i famshëm po udhëtonte me automjetin e tij në momentin që u ndalua prej një patrulle të policisë që po kryente kontrolle për masat anti -Covid në kryeqytetin e vendit.

Pasi u ndalua, policët konstatuan sjellje të çuditshme prej këngëtarit të famshëm ndaj dhe vendosën të kontrollojnë automjetin. Në çantën e tij u gjet një pistoletë të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen e tij raciste dhe antisemite e mbante pa leje si dhe kokainë. Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek kishte konsumuar  sasi të lëndës narkotike.

Në një lidhje telefonike në Top Albania Radio korrespondenti nga Athina Artur Bibe bëri të ditur se këngëtari i njohur,  vitet e fundit kishte krijuar shumë konflikte në ambientin e tij profesional duke ofenduar kolegë e duke sjellë si pasojë  spostimin e tij nga muzika dhe mosbashkëpunimin me asnjë nga emrat e famshme të muzikës në Greqi.  Pyetjes së policisë, përse ai mbante këtë armë me vete, këngëtari  iu përgjigj: “Arma, miku im më i mirë”.