Botë e Çuditshme

Notuan së bashku me djalin e mitur pranë peshkaqenëve, qindra reagime për çiftin nga Australia!

Një familje australiane, e famshme për mënyrën e saj të jetesës, pasi qëndron me kohë të plotë në det, së bashku me dy fëmijët e mitur, ka nxitur reagimin e qindra njerëzve pasi lejuan djalin e tyre të vogël të notonte pranë peshkaqenëve.

Riley Whitelum dhe bashkëshortja e tij, Elayna Carausu, shprehen se qëllimi i tyre është të frymëzojnë gjeneratën e ardhshme që të largohet nga interneti, pasi ata vetë hoqën dorë nga punët e mërzitshme në zyrë në favor të jetës mbi valët e oqeanit.

Prindërit aventurierë shpërndanë së fundmi në YouTube një video të djalit tyre 2-vjeçar, duke u zhytur në plazhin Jaws në Nassau, kryeqyteti i Bahamas, i rrethuar nga peshkaqenë.

Elayna u shpreh se:

Shumë njerëz do të mendonin se zhytja me një dyvjeçar në ujë me peshkaqenë është çmenduri, por ne i besuam Andreit, instruktorit dhe ai është një ekspert.

Lenit iu tha që të hynte lehtë në ujë në vend që të hidhej sepse ndryshe do të paralajmëronte peshkaqenët përreth për praninë e tij. Vogëlushi i emocionuar u shpreh se:

Uau kjo është çmenduri, ka kaq shumë peshkaqenë.

Shumë fansa të çiftit ishin të emocionuar për të parë ditën e madhe të Lenny në oqean. Një grua shkroi se:

Jam shumë krenare për Lenin! Duke notuar me peshkaqenët! Ai është kaq i guximshëm.

Një tjetër shkroi:

Mendoj se do të keni shumë shikues që do të vënë në dyshim frikën e tyre pas kësaj, përfshirë edhe mua. Trimëri e kujdesshme, e qetë, kështu do ta përshkruaja.