Showbiz

“NRJ Music Awards 2020” “pushtohet” nga artistët shqiptarë

Suksesi i artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare nuk di të ndalet. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max ka bërë të ditur se është nominuar në dy kategori në “NRJ Music Awards”. Me anë të një postimi në Instagram, ajo njoftoi se është nominuar përkatesisht, në kategoritë “Artistja më e mirë ndërkombëtare” dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare “Kings & Queens”.

E lumtur dhe e emocionuar që u nominua në këtë event, Ava shtoi edhe linkun se ku mund të votohet për të. Në po të njëjtin event, edhe Dua Lipa është nominuar në disa kategori. Ndërkaq, përveç Ava Maxit, edhe DJ Regard u nominua në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. Artisti nga Ferizaji, përmes projekteve të tij numëron jo më pak se dy bilion klikime vetëm për një vit. Emri i tij renditet në mesin e DJ më të suksesshëm në botë si Calvin Harris, David Guetta, Dj Snake, Kygo dhe Robin Schulz.

Ne ceremoninë e “NRJ Music Award” marrin pjesë të gjithë artistët më të njohur botërorë, si Beyonce, Eminem, Rihanna, Lady Gaga, Justin Bieber, Shakira, Rita Ora. Ceremonia e “NRJ Music Awards 2020”, si çdo vit, do të shpërblejë yjet më të mëdhenj francezë dhe ndërkombëtarë. Votat vijnë ekskluzivisht nga publiku. Të gjithë fituesit do të shpallen me 5 dhjetor, ndërkaq votimet do të mbyllen një ditë para mbajtjes së eventit.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë shumë suksese 3 yjeve shqiptarë!