BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk besoja në dashuritë që krijoheshin në “Big Brother”…”, Kiara shprehet në “BBV Radio”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”. Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”, ku dhe Kiara është shprehur se më përpara nuk ka besuar në lidhjet që krijoheshin brenda shtëpisë ndërsa tani ka ndryshuar mendim.

Deri vitin e kaluar nuk kam besuar në dashurinë që krijohet në ‘BBV’, por çiftet kanë dëshmuar që mund të jenë të vërteta, kanë vazhduar lidhjet dhe dashurinë dhe jashtë, kanë kurorëzuar dashurinë janë bërë edhe me fëmijë dhe kam ndyshuar mendimin… Më vjen mirë që nisin dhe vazhdojnë dhe jashtë dhe kur bashkëjeton mëson edhe defektet e tjetrit dhe e ke më të lehtë kur të dalësh jashtë…