Celebrities Showbiz

Nuk dinë të ndalen! Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e shfaqin kudo dashurinë e tyre!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” Kourtney Kardashian, duket se po i shijon shumë pushimet me Travis Barker dhe familjen e tij. Këtë të martë, Kourtney postoi në profilin e saj në Instagram, një fotografi e cila ndan një puthje romantike me të fejuarin Travis Barker, ndërsa dyshja ndodhen në një ‘jakuzzi’. Çifit po shijojnë pushimet e tyre në Palm Springs. Në mbishkrimin e kësaj fotografie ajo shkruan:

Jeta me ty!

Kardashian shfaqi fizikun e saj të tonifikuar dhe kishte zgjedhur të vishte bikini ngjyrë lejla nga bashkëpunimi i markës së motrës së saj Kim Kardashian, “SKIMS X Fendi”. Në këtë fotografi të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Kourtney mund të shihet e ulur anash ‘jakuzzi-t’, ndërsa Barker ka vendosur duart rreth belit të saj dhe së bashku ndajnë një puthje romantike.

Çifti duket se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment së bashku. Ata u fejuan në muajin tetor pas më pak se një viti lidhje, në një plazh në Montecito të Kalifornisë. Kourtney gjithashtu ndau një karusel fotosh të saj duke pozuar e vetme në ‘jakuzzi’ me perëndimin e mrekullueshëm të Kalifornisë si sfondin e saj. Kourtney dhe Travis iu bashkua në këtë udhëtim vajza e saj 9-vjeçare Penelope.

 

Në dukje mungonin dy djemtë e Kourtney, Mason 11 vjeç, dhe Reign 6 vjeç, si dhe fëmijët e Barker, Alabama, Atiana De La Hoya dhe Landon.

Rikujtojmë se, së fundmi ylli i njohur i “Keeping Up With the Kardashian” Kourtney Kardashian, është veshur njësoj me vajzat bukuroshe të Travis Baker. Kourtney dhe bateristi i ‘Blink-182’ njoftuan fejesën e tyre muajin e kaluar. E pas kësaj ngjarjeje të bukur tashmë ata kanë filluar të udhëtojnë së bashku edhe fëmijët e tyre.