Fashion

Nuk dini si të kombinoni printin e leopardit këtë vjeshtë?! Zgjidhjen jua sjellim ne!

Një print i mirë leopardi mund të mbesë në veshjet tuaja për disa sezone. Nuk është një tendencë për të cilën ju duhet të shqetësoheni se do të ndiheni të dalë nga moda, përkundrazi, ajo rishikohet vazhdimisht nga stilistët dhe bëhen ndryshimet e duhura për kohën e vitit.

Ndërsa temperaturat janë të ftohta, ne po mendojmë përtej atij fundi që nuk mund të ndalonim ta mbanim këtë verë dhe t’ju sjellim shtatë veshje të përsosura që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se si të vishni print leopardi këtë vjeshtë.

Kombinoni këmishën tuaj me print leopardi me një fund të gjatë lëkure ose pantallona të së njejtës copë. Ky sugjerim është perfekt dhe ju do të dukeni të mrekullueshme.

Ndërroni bluzën tuaj të hollë verore me një triko leopardi. Mbani veshur një xhaketë sipër gjithashtu. Thjesht shtojini xhinse look-ut tuaj dhe do të dukeni perfekte.

Nuk ka asgjë më argëtuese dhe interesante se kombinimi i një fustani leopardi me sandale dhe një çantë. Ju do të dukeni të veshura shtrenjtë dhe me shumë stil padyshim.

Nuk keni pse të punoni shumë për të stiluar një ‘jumpsuit’ prej xhinsi. Të veshur me një pallto leopardi ju do të dukeni vërtet bukur dhe shumë luksoze.

Përziejini printimet tuaja të leopardit së bashku, dhe do të mahnisni këdo rreth jush. Bëni kujdes sepse është një look i vështirë i cili nuk fal gabime.

Nëse jeni vërtet të dyjëzuar rreth asaj që do të vishni, zgjidhni trukun më të lehtë të modës. Vishni një set që përputhet. Çdo shqetësim nëse printimet e leopardit tuaj shkojnë së bashku zhduket menjëherë.

Kombinojeni pallton tuaj prej pelushi me një palë pantallona të guximshme me print leopardi. Nëse doni të rrisni faktorin e rehatisë, vishini ato me atlete.