Fashion

Nuk dini si t’i kombinoni veshjet prej lëkure?! Ka disa mënyra dhe ja cilat janë…

Ekzistojnë disa veshje specifike që janë më të vështira për t’u kombinuar se të tjerat. Po mendojmë, për shembull, për veshjet prej lëkure. Për disa njerëz, veshja e rrobave prej lëkurë është një sfidë më vete pasi e kanë shumë të vështirë për t’i kombinuar me rrobat e tjera.

Por e vërteta është se kur dini si t’i kombinoni ato me rrobat e duhura, këto veshje mund t’i japin një kthesë unike shumicës së veshjeve tuaja dhe ju thjesht do dukeni mahnitës/e.

Egzistojnë disa mënyra për t’i veshur e kombinuar ato. Ja disa prej tyre:

Mini funde dhe stili i tyre elegant.

Një mini-fund lëkure jo vetëm që do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të holla dhe më të gjata, por kjo veshje është jashtëzakonisht elegante. Nëse keni ije më të gjera, rekomandohet që të blini minifund të zezë dhe ta kombinoni atë me çizme të zeza.

Zgjedhja e ngjyrave.

Zgjedhja e ngjyrave do të varet nga efekti që dëshironi të arrini me veshjen tuaj. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e veshjeve të duhura për t’u kombinuar me veshjet tuaja prej lëkure është shumë e rëndësishme. Nëse doni të tërhiqni vëmendjen mirë do ishte ta kombinonit atë me rroba me nuanca plotësuese. Kjo do t’ju ndihmojë të theksoni veshjen tuaj në përgjithësi.

Xhaketa prej lëkure.

Xhaketa prej lëkure është një veshje klasike që, pa marrë parasysh se sa vite kalojnë, është ende popullore dhe në stil, nëse dini si ta vishni. Për shembull, nëse nuk doni të dukeni e stilit rock ‘n’ roll, mund të zgjidhni një pamje të thjeshtë, të pastër, pa shumë zbukurime ose zinxhirë. Një xhaketë lëkure mund ta kombinoni me pothuajse gjithçka.

Fuqia e aksesorëve.

Kuletat, dorezat ose rripat prej lëkure janë gjithmonë një zgjedhje e mirë, jo vetëm sepse ato shpesh janë shumë rezistente, por edhe sepse mund të bien në sy dhe të zbukurojnë pamjen e përgjithshme të veshjes.

Ngjyrat neon.

Në kontrast me veshjet krejt të zeza, kohët e fundit, nuancat neon janë bërë një ndër më të preferuarat për shumë të famshëm. Ndërsa kërkon shumë besim dhe personalitet kur i vesh, ato mund të shoqërohen mirë me lëkurë, mundësisht e zezë për të ekuilibruar pamjen vizuale.

Lëkurë me print kafshësh.

Nëse jeni një nga ata njerëz të guximshëm dhe aventureske kur bëhet fjalë për modën, mund të kombinoni printet e kafshëve me lëkurën. Këto 2 tekstura të theksuara në të vërtetë duken shumë mirë së bashku, pavarësisht nga fakti që shumë njerëz mendojnë ndryshe. Kjo është padyshim një veshje që çdokush do kthejë kokën për t’ju parë.

Streçet prej lëkure.

Streçet pavarësisht nëse janë prej lëkure apo thjesht pambuku, ato gjithmonë u japin një nuancë moderne dhe elegante veshjeve tuaja, për sa kohë që dini të vishni me klas. Mos harroni se nëse vendosni të vishni streçe, rekomandohet që t’i kombinoni me këmisha të gjata ose triko që mbulojnë ijet tuaja. Përndryshe, veshja mund të përçojë një shije të keqe te të tjerët.

Ju rikujtojmë, se nëse e përdorni llogarinë tuaj “Amazon Prime” për gjëra të domosdoshme, për tualetin, produktet e bukurisë, ne ju sugjerojmë që të hidhni një vështrim përmes opsioneve të veshjeve para se të plotësoni blerjet tuaja sepse thjesht mund të habiteni nga ajo që do të gjeni.