Health & Beauty Lifestyle

Nuk dini si t’i mbani flokët në palestër?! Ja këshillat që ju nevojiten…

Me siguri një nga shqetësimet e vajzave në palestër është pamja e tyre. Sidomos tanimë që rrjetet sociale janë përhapur gjerësisht, dhe vajzat përdorin filtra gjatë gjithë kohës, pamja e tyre e jashtme në palestër është një temë që i shqetëson. Më poshtë keni katër këshilla se si floku juaj mund të duket bukur edhe në palestër.

Mbani krëhër me vete

Mbani krëhër me vete madje edhe në palestër. Kjo sepse ju ndoshta bëni një dush pas palestre dhe krëhëri është i domosdoshëm. Ndaj, ju sugjerojmë të merrni krëhër me vete në palestër, por mos e teproni, atje po shkoni për stërvitje e jo për t’u dukur bukur.

Zgjdhni modelin e flokëve me mençuri

Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur flokët tuaja gjatë palestrës, është t’i kapni ato. Floku juaj do të ketë më pak mundësi të dëmtohet në rast se e mbani të kapur. Madje, veç cilësisë së flokut, kjo gjë do t’ju ndihmojë edhe ju, pasi nuk është e rehatshme të bëni palestër me flokë të lëshuara.

Mbrojeni flokun nga dielli

Ju duhet ta mbroni flokun tuaj nga dielli, pasi ai nuk do të dukej bukur së pari, por më e rëndësishmja, kjo nuk është aspak e shëndetshme. Në rast se duhet të palestroheni nën diell, ju sugjerojmë të mbani një kapele, apo një shall flokësh për mbrojtje sa më të lartë.

Shmangni vajin e flokëve para stërvitjes

Ju duhet ta shmangni vajin e flokëve para stërvitjes. Mos bëni palestër me vaj në flokë apo skalp. Ky kombinim jo vetëm që nuk sjell përfitimet e kërkuara, por edhe e dëmton flokun.