BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk do na shikoni…”, Keisi flet për distancimin nga Kristi në “BBV Live nga Shtëpia”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët që vazhduan pjesën e katërt të programit ishin Antoneta dhe Nita me të ftuar Keisin dhe Lorencin. Shkëputja e marrëdhënies së Keisit me Kristin ka marrë vëmendjen në shtëpi dhe Keisi nuk mund të mos pyetej nga banorët rreth këtij vendimi që ajo mori.

Është e vështirë në këtë shtëpi që të kesh dikë të mbështetësh kokën,  këtë gjë e gjeta te Kristi. Kisha një pëlqim shumë të madh dhe më bëri të mendoja vetmë për këtë lidhje dhe shpejtova, m’u errën sytë. Mësova që në vazhdim ky pëlqim nuk ishte më njësoj dhe më shumë po më dukej sikur po vazhdoja këtë gjë se mendoja po të përpiqem më shumë do kishte dhe dashuri. U fokusova dhe harrova synimin tim më mirë vendosa ta ndërpres sa nuk është vonë dhe të bëj lojën time, nëse dashuria ka qenë më vonë do e gjejë rrugën nëse jo nuk bëhemi më… brenda në shtëpi nuk do na shihni më bashkë…

Banorët e parë që e nisën programin ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Kiara e ka pyetur Kristin se çfarë mendon për eleminim e Armaldos mbrëmjen e djeshme, pasi ishin të dy bashkë me Luizin në nominim.