Celebrities Lifestyle Showbiz

Nuk do ndalojë derisa t’ia dalë… Chiara Ferragni ngre zërin për fushatën “Free the Nipple”!

Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat e modës dhe bukurisë përmes blogut të saj The Blonde Salad. Në shtator të vitit 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes “Top Fashion Influencers”.

Ferragni ka fituar dashurinë e fansave në të gjithë botën, teksa bukuroshja veç anës estetike të industrisë së bukurisë dhe modës, shpeshherë ngre zërin për çështje me rëndësi në diskutim. Një nga to duket se është edhe fushata “Free the Nipple” që ajo ka përkrahur me anë të fotove të saj në Instagram dhe intervistave të shumta.

“Free the Nipple” është një fushatë e lirisë së pjesës së sipërme të trupit e krijuar në vitin 2012 gjatë paraprodhimit të një filmi të vitit 2014 me të njëjtin emër. Fushata thekson konventën e përgjithshme të lejimit të burrave të shfaqen topless në publik, ndërsa e konsideron seksuale ose të pahijshme që gratë të bëjnë të njëjtën gjë, dhe pohon se ky ndryshim është një trajtim i padrejtë i grave. Fushata argumenton se duhet të jetë ligjërisht dhe kulturalisht e pranueshme që gratë të nxjerrin thithkat e tyre në publik.

Disa nga postimet e Chiara-s që kanë përkrahur këtë fushatë janë si më poshtë. Vetëm pak minuta më parë ajo postoi me bikini në pjesën e poshtme, teksa në atë të sipërme ka vendosur dy zemra të bardha.

Në të tjera postime ka vendosur përsëri zemra të bardha, në disa qershi, në një tjetër i ka mbuluar thithkat me flokë, e në një tjetër me duar. Ndërkohë disa nga mbishkrimet e fotove kanë qenë si më poshtë.

Trupi im, zgjedhja ime.

Free the Nipple.

Energjia e nënës natyrë.