Gossip Music Showbiz

Nuk do ta besoni! Dua Lipa dhe Calvin Harris marrin miliona klikime në YouTube

Dua Lipa shënoi një tjetër sukses me këngën “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, numëron shumë bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë.

Një projekt shumë i suksesshëm i saj është “One Kiss”, të cilin më 2018 e solli në bashkëpunim me Calvin Harris.

Kënga në fjalë ka arritur shifrën prej 700 milionë klikime në kanalin YouTube, sukses të cilin nuk e arrijnë shumë artistë.

Dua Lipa është gëzuar aq shumë nga ky sukses saqë lajmin e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.

“One Kiss” është videoklipi i tretë i Dua Lipës që e arrin këtë shifër klikimesh në kanalin YouTube.