Celebrities Live From Tirana

Nuk do ta besoni se cilët janë personazhet që kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë!

Padyshim që një prej rubrikave më të dashura për ju është ajo që lidhet me rrjetin social, Instagram. Bëhet fjalë për “Social Top 5” në të cilin çdo javë njiheni me personazhet më të ndjekur të javës, ata që kanë shtuar më shumë apo më pak, VIP-at janë të huaj si dhe shqiptarë. Ndryshime të frikshme në shifrat e ndjekësve në Instagram kanë patur personazhet shqiptarë, për më tepër ata që janë banorë të “Big Brother VIP”, i cili ka disa ditë që ka filluar dhe e gjithë vëmendja është atje.
Njihuni me personazhet e huaj të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë këtyre shtatë ditëve:

5. Në vend të pestë është Kourtney Kardashian, e cila ka shtuar këtë javë 1 milionë ndjekës.
4. Në vend të katërt qëndron Kim Kardashian, e cila po ashtu ka fituar 1 milionë ndjekës për shtatë ditë.
3. Diva e muzikës, Beyonce, ka shtuar në Instagram 1 milionë ndjekës.
2. Në vend të dytë qëndron artistja e mrekullueshme Adele, e cila ka shtuar 1.8 milionë ndjekës gjatë kësaj jave.
1. Vendin e parë e zë Kylie Jenner e cila ka fituar për këtë javë 2 milionë ndjekës.

Nga ana tjetër janë yjet shqiptarë që kanë shtuar më shumë ndjekës në llogaritë e tyre në Instagram gjatë kësaj jave:

5. Në vend të pestë qëndron Paloma me 1.2 mijë ndjekës të shtuar.
4. Vendin e katërt e zë Semi Jaupaj, e cila ka shtuar 4.6 mijë ndjekës.
3. Arbana Osmani qëndron në vend të tretë me 5 mijë ndjekës të shtuar.
2. Këngëtari Butrint Imeri qëndron në vend të dytë me 6 mijë ndjekës të shtuar.
1. Në vend të parë është Donald Veshaj i cili për shtatë ditë ka shtuar 14.2 mijë ndjekës.