Showbiz

Nuk do ta besoni se kë ka patur ‘crush’ Elhaida Dani!

Një prej artisteve më në zë të momentit është padyshim Elhaida Dani e cila ka bërë një super bujë me albumin e saj më të ri “ZanIN”.

Kujtojmë se albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Të shumtë ishin ata që e komplimentuan për këtë arritje dhe që e përgëzuan Elhaidën.

Gjithsesi, edhe pse një këngëtare shumë e arrirë në karrierë, pikë së pari ajo është një femër, dhe të gjithë kemi një fazë në adoleshencën tonë ku kemi pëlqime për persona të famshëm apo personazhe që njihen dhe preferohen nga të gjithë.

Në një intervistë të dhënë, ajo është pyetur se cili ka qenë ‘crush-i’ i saj i parë nga bota e showbiz-it dhe përgjigja e dhënë nga ajo me të vërtetë na ka çuditur paksa.

Gjatë periudhës së adoleshencës duket se Elhaida ka patur një pëlqim për një prej kolegëve të saj, këngëtar shumë i njohur, Ermal Fejzullahun.

Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët

Dhe aty ka rikujtuar një prej hiteve të artistit që nuk ka njeri të mos e dijë dhe këndojë, “Për një dashuri”.

Pas kësaj deklarate ajo e ka vazhduar me humor se ndoshta ende mund të ketë një ‘crush’ për të…