Celebrities Fashion Film & Tv

Nuk do ta besoni se sa ka kushtuar kjo veshje ikonike në “And Just Like That”!

Seriali origjinal “Sex and the City” u shfaq në ‘HBO’ nga viti 1998 deri në 2004 dhe u krijua nga Darren Star, bazuar në librin me të njëjtin titull nga Candace Bushnell. Ky serial përshkruante historitë e katër grave teksa përjetuan ulje-ngritjet e dashurisë, karrierës dhe miqësisë në të 30-at e tyre.

E tani të gjithë fansat janë lumturuar kur është rikthyer sërish grupi i vajzave në serialin e ri “And Just Like That”. Që nga momenti kur fotografitë nga seti i serialit të ri u shfaqen për herë të parë këtë verë, ndjekësit nuk mund të mos pyesnin veten për modën e paraqitur në vazhdimin e “Sex and the City”.

Por jo të gjitha pamjet e stilit të veshjeve të personazheve u pritën me të njëjtin entuziazëm, kur atyre që nuk iu shpëton asnjë detaj identifikuan gabimisht një nga fustanet e personazhit Carrie si një gjetje e markës “Forever 21”. Fansat kishin frikë se ajo do të kishte shkëmbyer veshjet e stilistëve për modën e shpejtë.

Pavarësisht zemërimit në internet, kostumografët Molly Rogers dhe Danny Santiago konfirmuan për “Page Six Style” se fustani i shumëpërfolur i Sarah Jessica Parker erdhi nga “arkivi personal i gjetjeve të dorës së dytë”. Dhe ndërsa pamja nuk kishte një etiketë, ajo mburrej me një çmim që “Forever 21” ndoshta nuk mund ta kalonte. Rogers u shpreh se:

Ajo e bleu atë shumë vite më parë për pesë ose gjashtë dollarë. Më vonë mësuam se “Forever 21” kishte një fustan shumë të ngjashëm, por hoqi diçka nga një stilist indian. Duke pasur parasysh sa kohë Danny e kishte fustanin, ne mendojmë se ndoshta ishte nga stilisti origjinal.

Rikujtojmë se, tre yjet e “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis e Cinthia Nixon thyen heshtjen pas akuzave të rënda ndaj ish-kolegut e në një postim në Twitter dolën në mbrojtje të grave të abuzuara.

Mbështesim gratë që folën dhe ndanë me të tjerët përvojat e tyre të dhimbshme. Thellësisht të trishtuara që mësuam për akuzat ndaj Chris Noth. Dimë që të bësh hapa para duhet të ketë qenë diçka shumë e vështirë dhe i vlerësojmë gratë që patën guximin për të vepruar në këtë mënyrë.