Celebrities Showbiz

Nuk do ta besoni se sa shumë janë rritur fëmijët e Angelina Jolie!

Aktorja e njohur Angelina Jolie së fundmi është shfaqur në trailerin e filmit më të ri nga kompania me e madhe kinematografike “Marvel Entertainment”, të titulluar “Eternals”. Kohëve të fundit filmat me superheronj janë kthyer në më të pëlqyerit për të gjithë shikuesit. Pas lançimit të këtyre filmave rekordet dhe sukseset janë të padiskutueshme.

Së fundmi është mbajtur dhe eventi i premierës së këtij filmi të ri të aktores dhe Angelina ka pozuar në tapetin e kuq së bashku me fëmijët e saj. Dhe ne nuk mund të na besohet se sa shumë janë rritur ata. Por, ju e dini se çfarë do të thotë kjo. Ata rriten, ne ‘plakemi’.

Maddox tani është 20 vjeç.

Binjakët Vivienne dhe Knox janë 13 vjeç.

Zahara është 16 vjeçe.

Shiloh është 15 vjeçe.

I vetmi që nuk ishte aty ishte Pax. Dalja e tij e fundit ka qenë dy vjet më parë në tapetin e kuq për premierën e filmit “Maleficent”. Ai është 17 vjeç tani.

Filmi “Eternals” flet për të pavdekshimit me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë. Filmi tregon betejën e vazhdueshme midis Eternals i botuar për herë të parë nga Jack Kirby në vitin 1976 dhe rivalëve të tyre Deviants në Marvel Cinematic Universe.

Emra të tjerë të shquar që shfaqen në film, i cili drejtohet nga fituesja e ‘Oscar’-it Chloé Zhao, përfshijnë Kumail Nanjiani duke luajtur Kingo, Salma Hayek në rolin e Ajak, Kit Harington si Black Knight, Lia McHugh si Sprite dhe Lauren Ridloff duke luajtur Makkari.

Rikujtojmë se, së fundmi, ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie ka “hapur” zemrën dhe ka folur më shumë rreth publikimit të librit të saj të ri: ‘Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth.’ Para pak ditësh, Jolie organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t’i dinë për të mbrojtur veten.