Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni, ushqimi i preferuar i Einxhel është…

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera. Shpesh me karakterin e saj të drejtpërdrejt Einxhel bën bujë me deklaratat e saj si në rrjete sociale ashtu edhe në ato televizive.

Së fundmi Einxhel ka darkuar me partnerin e saj të zemrës, Dj Dagz, pasi ai është kthyer nga një udhëtim pune dhe ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj ushqimin më të preferuar dhe askush nuk do ta mendonte se do të ishin bishtajat.

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.

Epo duket se dyshimet tona kanë filluar të vërtetohen pasi urimi i ditës së sotme për ditëlindjen e Dagz nga bukuroshja (një fjali tanimë e fshirë), teksa i thotë ‘të duam’ në numrin shumës, na ka shtuar edhe më shumë dyshimet.