Celebrities Music Showbiz

Nuk do t’a njihni Vig Poppa-n në klipin e ri me Ronela Hajatin, ja si ka ndryshuar!

Së fundmi reperi i njohur Vig Poppa ka ardhur në bashkëpunimin me këngëtaren Ronela Hajati dhe kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Alo”. Kënga është publikuar më 20 Qershor dhe duket se deri tani ka arritur goxha sukses dhe është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes së njohur.

Megjithatë, ajo që na bëri përshtypje në klipin e tyre ishte paraqitja e reperit të njohur nga Kosova, Vig Poppa, i cili ka ardhur më ndryshe se kurrë. Vihet re qartë që pesha e tij ka ndryshuar shumë, pra praktikisht me disa kilogramë më pak dhe duket mjaft mirë me paraqitjen e tij të re. Artisti me zërin karakteristik gjithmonë është komentuar për peshën e tij dhe mesa duket ai ka vendosur që në projektin e ri t’i surprizojë fansat duke ardhur me një stil të ri.

Nëse shohim “Instagramin” e reperit mund të duket qartë ndryshimi. Nuk e dimë për ju, por neve na pëlqen shumë dukja e re e këngëtarit, ju si mendoni?

Rikujtojmë se, Vig Poppa ka sjellë pak më parë dhe një tjetër bashkëpunim me Dj Geek, të titulluar “Futja Kepen” dhe momentalisht renditet në vendin e 63-të në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards“.

Ndërkohë, nëse ju pëlqen projekti i ri muzikor i Vig Poppa-s me Ronela Hajatin, ju mund ta votoni atë për të qenë pjesë e klasifikimit në “Top Awards” dhe në “The Top List“.