Botë e Çuditshme Food & Drink Health & Beauty

Nuk do të ketë më mish në menu! Universiteti i Berlinit shpjegon arsyet!

Në të ardhmen në mensat e kryeqytetit gjerman do të ketë më shumë gjellë vegjetariane dhe vegane, e shumë më pak mish. Arsye për këtë janë objektivat e klimës së universiteteve. Të hënave nuk do ketë më mish në mensat e universiteteve të Berlinit dhe gjatë javës do të gatuhet pak mish.

Daniela Kummke, nga Organizata Studentore ka shprehur për “Der Spiegel” se:

Koncepti i ri i ushqimit u zhvillua veçanërisht, sepse ishin studentët që rregullisht vinin me dëshirën për ta përshtatur e bërë më ekologjike ofertën e ushqimit. Mishi dhe peshku do të përbëjnë vetëm 4% të menusë ushqimore në mensa, pjesa tjetër do të jetë vegjetariane ose vegane. Prej vitesh në mensat e mëdha ofrohet rregullisht ushqim më ekologjik, bazuar në perimet e sezonit. Ky ushqim dallohet për mosemetim të madh të gazit karbonik, CO2.

Mbrojtja e klimës është prej kohësh temë e rëndësishme në universitetet e Berlinit. Universiteti Humboldt synon të bëhet neutral ndaj klimës deri në vitin 2030. Universiteti Teknik i Berlinit e planifikon këtë deri në vitin 2045. Qindra punonjës duan që të heqin dorë nga fluturimet e shkurtra brenda vendit përmes një deklarate të vetëangazhimit.

Por se sa do të ndikojë heqja dorë prej mishit në arritjen e objektivave të klimës kjo ende nuk dihet. Aktualisht mensat janë të mbyllura, e ushqimi vetëm mund të merret në dorë. Ndërkaq, nga viti i ardhshëm, të porosisësh një hamburger me bacon nuk mund të jetë më dhe kaq e thjeshtë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Pronarët e restoranteve, ende të gjunjëzuar nga pandemia koronavirus, tashmë duhet të shqetësohen për ligjin e ri që ka prioritet mirëqenien e kafshëve.

Ju rikujtojmë se së fundmi studiuesit e shëndetit në Universitetin e Miçiganit kanë zbuluar se ngrënia e një hot dog-u të vetëm mund t’ju marrë 36 minuta jetë. Në studimin e botuar këtë muaj në revistën “Nature Food”, studiuesit vëzhguan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme, të fituar ose të humbur.