Botë e Çuditshme Lifestyle

Nuk do të puthet partneri por lopa, vendi që propozon risinë e pazakontë për ditën e Shën Valentinit!

Bordi shtetëror i mbrojtjes së kafshëve në Indi u ka kërkuar qytetarëve që të festojnë ‘Ditën e Përqafimit të Lopës’ më 14 shkurt të këtij viti, në vend të Ditës së Shën Valentinit. Në një deklaratë zyrtare të lëshuar së fundmi, agjencia qeveritare i përshkroi lopët si shtylla kurrizore e kulturës indiane dhe ekonomisë agrare, duke thënë se përqafimi i lopëve do të sjellë pasuri emocionale dhe do të rrisë lumturinë individuale dhe kolektive.

Agjencia shtoi se përqafimi i lopëve do të ndihmonte në adresimin e kërcënimit me të cilin përballen traditat, të cilat kanë origjinën nga tekstet e lashta fetare hindu të Vedave dhe janë në rrezik të zhduken për shkak të përhapjes së traditave perëndimore. Kjo është hera e parë që një vend i tërë ka dalë kaq fort kundër festës së të dashuruarve.

Ky propozim ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Vihet re se hindutë e devotshëm besojnë se lopa është një kafshë e shenjtë që duhet adhuruar pasi përfaqëson “Nënën Tokë”. Sidoqoftë, India nuk u kushtonte gjithmonë një rëndësi të tillë.